Procesi i ventingut ka sjellë një realitet që shqiptarët nuk ishin të përgatitur ta pranonim, tha në emisionin Batometri, gazetari Besar Likmeta.
Për gazetarin, sistemi i drejtësisë kishte më shumë elementë të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar, sesa shqiptarët mendonin.
“Ka dalë një realitet më i zymtë se vlerësimi që është bërë në fillim, që mund të kishte 30% të prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të largoheshin prej vetingut, kur janë larguar më shumë”, u shpreh z. Likmeta.
Besar Likmeta e vlerëson vetingun si procesin më të suksesshëm të reformës në drejtësi.
Mirëpo, ai thotë se pjesëtarët e sistemit të drejtësisë vazhdojnë të bëjnë një rezistencë të madhe sa i përket procesit të vetingut.