Qato emërohet drejtor i Policisë Rrugore

Shqipëria

Qato emërohet drejtor i Policisë Rrugore

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:11
Altin Qato

Ndryshime e nisura ditë më parë nga kreu i ri policisë së shtetit, Gledis Nano kanë prekur edhe policinë rrugore.

Dhimitraq Ziu i emëruar pak muaj më pare drejtor i përgjithshëm i policisë rrugore transferohet në Durrës në postin e zëvendësdrejtorit për rendin.

Vendin e tij e zë Altin Qato, që emërohet drejtor i përgjithshëm i Rrugores.

Më herët Qato ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe drejtorit në drejtorinë kundër krimit në policinë e shtetit.

Në shkurt të 2018 ai u emërua shef i komisariatit të Elbasanit, pozicion që e mbajti deri në prill të 2019.

Pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit, Gledis Nano bëri ndryshime, në nivel drejtuesish dhe zv.drejtorësh në qarqet e vendit. Ndërkohë një ditë më parë u ndryshuan edhe shefat e komisariateve në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat