Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj “zbërthen” gjuhën e Lulzim Bashës në Kuvend si të pazakontë.
“Duket sikur papritur ka ndryshuar totalisht kurs. Ishte njeriu që para 1 muaj e ca e pezulloi Berishën që e konsideronte lider. Sot tha që Berisha nuk është lideri më i mirë, por është pjesë e së keqes”, tha ai i ftuar në emisionin Open në Top Channel.
A mund të jetë Basha tërmeti që do të shkatërrojë “trekëndëshim e Bermudës?
“Është anija e vetmuar brenda trekëndëshit. Nëse do e kishte këtë betejë më herët, 8 vite më parë, situata do të ishte ndryshe. Gjatë këtyre 8 viteve pamë bashkëpunim vetëm në dy brinjë dhe sot jemi në një distancim të papritur”, tha ai.
Sipas Abilekajt, Basha është nën kërcënimin e lëvizjes së Berishës.
“Basha është nën kërcënim nga një pjesë e trekëndëshit dhe po kërcënon tani të gjithë sistemin”, vijoi ai.