Analisti i njohur: Pse Sali Berisha po e dëmton Partinë Demokratike

Shqipëria

Analisti i njohur: Pse Sali Berisha po e dëmton Partinë Demokratike

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:59
Sali Berisha

Analisti Enton Abilekaj ka folur për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.

Ai është shprehur se opozita e vendit tonë nuk mund të ketë një kryetar ‘non grata’,

Abilekaj theksoi se e drejta për ta votuar ekziston, por arsyeja e dëmton, pasi sipas analistit e drejton elektoratin gri si një font antiamerikan.

“Nuk arriti të shndërrohet në lider të PD, i duhet një betejë e fituar dhe Basha nuk e pati këtë mundësi. Është lideri historik i PD-së. Demokratët e shohin si një kryetar që s’ka fituar asnjë betejë dhe një lideri që ka fituar disa beteja. Në PD është akoma Sali Berisha dhe ai është vendimmarrës. Dalja e tij me zë dhe figurë më shumë e dëmton se sa e ndihmon. Mënyra se si Basha po vepron, i jep të drejtë Berishës. E drejta për ta votuar ekziston, arsyeja e dëmton. Berisha drejton elektoratin gri, i sheshon të gjitha mosmarrëveshjet, por është e pamjaftueshme. Duke u drejtuar si një font antiamerikan, nuk mund të ketë një mbështetje të PD-së. Nuk mund të ketë një kryetar ‘non grata’”, tha Abilekaj në Open.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat