(E plotësuar 12:45) -Një tjetër tërmet goditi pak më parë zonën e Dibrës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.
Thellësia e tërmetit ishte e ulët, ç’ka bëri që të ndjehej i fortë në sipërfaqe
Nëntë tërmete e kanë goditur Shqipërinë
Mëngjesin e sotëm, në vendin tonë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti.
Mësohet se epiqendra ka qenë në qytetin e Dibrës, me magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundja 4.4 e shkallës Rihter ishte me epiqendër në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/29/auto_-640-0-617b92041722b1635489815.jpg)
Ende nuk ka raportime për dëme, ndërsa mësohet se banorët janë trembur.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.
Lajm në përditësim...
M4.5 #earthquake (#tërmet) strikes 56 km NE of #Tirana (#Albania) 12 min ago. Updated map of its effects: pic.twitter.com/dSgXZqi53R
— EMSC (@LastQuake) October 29, 2021
Lëkundje të forta tërmeti Shqipëri, ku ishte epiqendra
Mëngjesin e sotëm janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti.
Nuk dihet ende sa është madhësia e tërmetit.
Kështu kanë bërë të ditur mediat në Shqipëri.
Lajm në përditësim...