Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
Epiqendra ka qenë në qytetin e Dibrës, me magnitudë 4.4 Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash.
Sizmiologu Edmond Dushi, në një lidhje ët drejtpërdrejtë me emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora sqaroi se tërmeti i orës 8 nuk ishte lëkundja e parë pasi që nga pasditja e djeshme në Shqipëri kanë rënë 9 tërmete të tjera.
Sizmiologu u shpreh se situata nuk është e qartë nëse ky ishte kulmi i goditjeve, pasi ka rrezik për lëkundje të tjera.
Situata në verilindje është aktive në aspektin sizmik, kemi një aktivitet që ka filluar që dje rreth orës 17:00 dhe ka vijuar deri në mëngjesin e sotëm, me tërmetin e orës 08:10 sipas orës lokale. Deri tani kanë rënë rreth 9 tërmete.
Intensiteti sipas llogarive magnituda ishte 4.5 e shkallës Rihet që i korrespondon një intenstiteti në vatër rreth 5 ballë. Ende nuk ka informacione për dëmtime. Shkalla 4.5 Rihetr është pragu i efekteve që mund të shkaktojë në zonën ku bie, pra ku fillojnë dëmtime të lehta dhe plasaritje.
Është paraprirë nga një paragoditje 3.3 e shkallës Rihetr dhe më pas është pasuar nga një pasgoditje për momentin 3.6 shkalla Rihetr, ndërkohë vazhdojmë të kemi aktivitet. Situata nuk është e qartë nëse kjo goditje ishte kulmi i këtij aktiviteti apo do të vazhdojë prandaj mund të kemi dhe goditje të tjera."