Durrës/ Tentoi të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas egjiptian

Shqipëria

Durrës/ Tentoi të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas egjiptian

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas egjiptian, pasi është konstatuar se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i  formularëve”, shtetasin egjiptian M. A., 27 vjeç.

Pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara”, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat