Kim: Mbështesim hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021, angazhimi i SHBA mbetet i fortë

Shqipëria

Kim: Mbështesim hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021, angazhimi i SHBA mbetet i fortë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 13:41
Yuri Kim

Ambasdadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar se mbështet hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), para fundit të vitit 2021.

Ajo thotë se SHBA mbështet edhe nismën e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se pjesë e kësaj nisme duhet të bëhen të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përkushtimi ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021.

Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera  që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat