Qytetari emocionohet para Berishës: Erdha nga Gjermania për ty

Shqipëria

Qytetari emocionohet para Berishës: Erdha nga Gjermania për ty

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:27
Aktivisti i PD-së, Sali Berisha

Një i ri, aktivist i PD-së, deklaroi në “Foltoren” e Sali Berishës në Lezhë se ka bërë burg për partinë, por Lulzim Basha e la në rrugë.

I riu, i cili kishte marrë 18 fletëthirrje nga policia, u shpreh se ishte kthyer nga Gjermania, për t’i ardhur në ndihmë ish-kryeministrit.

“Jam anëtar i PD-së. Kam qenë i arrestuar. Kam bërë burg. Kam marrë 18 fletëthirrje nga policia. Kemi qenë të gjithë në burgje. Por u tradhtuam nga kryetari i PD, por edhe nga kryetari i FRPD-së.

U ktheva nga Gjermania kur Basha mori vendim për të larguar ty. Doktor, të bëj thirrje të bashkosh demokratët. Mos u dekurajoni nga presioni. Të gjithë të rinjtë janë me ty doktor”, tha simpatizanti i Sali Berishës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat