Projektligji për ndryshimin e Kodit të Familjes, ja kush ka të drejtë të birësojë

Shqipëria

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Familjes, ja kush ka të drejtë të birësojë

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Maxhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Kodit të Familjes si dhe një projektligj për birësimin. Në propozimin e shumicës parlamentare u njihet e drejta personave që nuk janë të martuar të bëjnë birësimin e të miturve. Sipas ligjeve në fuqi sanksionohet se vetëm një çift bashkëshortësh të martuar ka të drejtë të birësojë një fëmijë të mitur.

Ndërkohë që në propozimin e ri shtohen edhe birësimi nga një person i vetëm apo nga një çift që bashkëjeton prej 3 vitesh.

Në relacionin e projektligjit sqarohen arsyet pse propozuesit e nismës kanë lënë të hapur mundësinë që dhe bashkëjetuesit të birësojnë.

Në draft sqarohet se shoqëria shqiptare po evoluon dhe për rrjedhojë i njihet e drejta dy heteroseksualëve të birësojnë një fëmijë, edhe pse këta s’janë të martuar. Ndërkohë që nuk sqarohet në asnjë resht futja e konceptit të birësimit nga një person i vetëm. Kodi i Familjes është ndër nismat që kërkojnë konsensus me maxhorancës dhe opozitës në Kuvend, pasi mund të ndryshohet me 84 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat