Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë.
Basha përmes një video të postuar në Facebook ai ka shkëputur sërish fragmente nga fjala e tij në Kuvend, ku në replikë me kryeministrin Rama i drejtohet se atë e ka marrë malli për Metën dhe për Berishën.
Ndër të tjera ai thekson se të tre bashkë ato bëjnë “Trekëndëshin e Bermudës” dhe qajnë hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat.
“E ke hallin ti tek Partia Demokratike?! Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë?! Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli?!
Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe për Ilir Metën, thuaje ta dëgjojnë të gjithë.
Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde. Bëni “Trekëndëshin e Bermudës” edhe qani hallin bashkë të tre, nëqoftëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës”, shprehet Basha.