PS-PD marrëveshje për rregulloren e Komisionit Hetimor për 25 prillin, zbardhen detajet e bisedimeve

Shqipëria

PS-PD marrëveshje për rregulloren e Komisionit Hetimor për 25 prillin, zbardhen detajet e bisedimeve

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Zbardhen detaje nga marrëveshja e sotme mes maxhorancës dhe opozitës për rregulloren e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. ‘BalkanWeb’ ka mësuar detaje se si u arrit marrëveshja në fjalë, ndërsa thuhet se ka pasur bisedime mes palëve.

Të njëjtat burime sqarojnë për ‘Balkanweb’ se ka pasur diskutime mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe Alfred Rushajt, kryetari i grupit të PD-së, për të arritur te kjo marrëveshje.

Burimet sqarojnë se debati për rregulloren është zgjidhur pas diskutimeve në Konferencën e Kryetareve. Duket se formula për zgjidhjen e ngërçit ka ardhur nga demokratët, të cilët i kanë paraqitur maxhorancës rregulloren e Komisionit të dikurshëm Parlamentar, e cila rezultoi se ishte e njëjtë me atë që po përdoret sot. Kujtojmë se PS kërkonte që kërkesat për marrjen e provave dhe të dëshmitarëve të votoheshin nga anëtarët e këtij komisioni.

Por kjo gjë nuk është pranuar nga opozita, e cila e ka cilësuar shkelje ligjore. Po sot, pas 6 mbledhjeve me debate e mosmarrëveshje maxhorancë-opozitë, në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh dhe sekretari i komisionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat