“Mos luaj, vazhdo vizitën”, pacienti i ikën doktorit nga “duart” sapo sheh Ramën

Shqipëria

“Mos luaj, vazhdo vizitën”, pacienti i ikën doktorit nga “duart” sapo sheh Ramën

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qendrën shëndetësore në Belsh duke parë nga afër ambientet pas rindërtimit të godinës.

Teksa Rama është futur në një prej dhomave të vizitave, një pacient që po vizitohej, i ka ikur doktorit nga “duart” në momentin që pa kryeministrin.

Mesa duket i moshuari që po vizitohej ka dashur që ta përshëndesë kryeministrin, madje ka hequr dhe kapelën në shenjë respekti.

“Mos luaj mos luaj vazhdo vizitën”, i tha kryeministri i cili u largua më pas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat