Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi këtë të shtunë nuk preferoi të komentojë sulmet e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me presidentin Meta, të cilin e konsideroi si pjesë e trekëndëshit të Bermudës.
Me një përgjigje lakonike, Kryemadhi theksoi se “për mua asgjë e re nga fronti i Lindjes”.
Ajo tha më tej se nuk ka dëshirë të komentojë asgjë që ka të bëjë me punët e brendshme të Partisë Demokratike, pasi LSI është një forcë politike që i përket qendrës së majtë.
Sipas saj, LSI dhe PD kanë bashkëpunuar për hir të kauzave të përbashkëta, që kanë të bëjnë për të mirën e shqiptarëve.