Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Skënderbej".
Mjeti ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së pronarit të tij, Shaban Doku.
Dyshohet që zjarri të jetë provokuar nga një defekt teknik.
Zjarrfikëset kanë bërë shuarjen e flakëve në mjet.