Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Klanifornia”. Moderatori “Gilbert Fevziu” (Albano Bogdo), e ka ngacmuar në lidhje me Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë Salianji, deri në fund duket se ka zgjedhur anën që do të mbajë, atë të kryedemokratit Lulzim Basha.
Pjesë nga debati:
Albano Bogdo: Pse nuk e thua troç se Berisha po do e çan Lulin në mes?
Ervin Salianji: Në politikë nuk janë gjërat me të çarë por me të bindur.
Albano Bogdo: Unë kam burime në PD, e di.
Ervin Salianji: Nuk ka garë. PD e zgjidh me votë. Lul Basha ka marrë vota.
Albano Bogdo: Publikisht mbron Lulin ndërsa nëpër tavolina thua ku je o doktor. Kam Jul Dedën brenda në PD.
Ervin Salianji: Kam kohë që nuk e kam takuar. Bredh në Foltore
Albano Bogdo: Po bredh se mbretin ai.