Vdekja e rojes 63-vjeçar ditën e djeshme në pallatin që ishte në ndërtim në Sarandë ka çuar në arrestimin e pronarit dhe administratorit të pallatit.
Hasan Imeri ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u rrëzua nga kati i 15-të i pallatit në të 14-tin, duke ndërruar jetë në vend.
Dy personat e arrestuar akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës.
Njoftimi i policisë:
"DVP Vlorë/ Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.