Ndodh për herë të parë! Shqipëria me zyrë në Eurojust

Shqipëria

Ndodh për herë të parë! Shqipëria me zyrë në Eurojust

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:00
Fatjona Memçaj do të jetë dhe prokurorja ndërlidhëse e Shqipërisë në Eurojust

Shqipëria tashmë ka zyrtarisht zyrën e saj të Prokurorit Ndërlidhës në selinë e Eurojust në Hagë.

Prokurorja Fatjona Memçaj do të jetë dhe prokurorja ndërlidhëse e Shqipërisë në Eurojust.

Kjo është hera e parë që Shqipëria ka prokurore ndërlidhëse dhe zyrën e saj në Hagë.

“Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë është hapur zyrtarisht sot, duke shënuar hapin e radhës në partneritetin tonë tashmë të fortë dhe të suksesshëm. Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Eurojust është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit”, njofton agjencia e BE për bashkëpunim në drejtësinë penale mes vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat