Gjendet një person i vdekur në Korçë, dalin detajet e para

Shqipëria

Gjendet një person i vdekur në Korçë, dalin detajet e para

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat