Meta i shpreh ngushëllime Bashës për vdekjen e babait

Shqipëria

Meta i shpreh ngushëllime Bashës për vdekjen e babait

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 00:02
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, për vdekjen e babait të tij.

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Kujtojmë se babai i Lulzim Bashës, Xhelal Basha, ka ndërruar jetë sot në moshën 85 vjeçare.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat