Një person ka humbur jetën në Përrenjas. Policia bën me dije se viktima është 75-vjeçari R.B banues në fshatin Homçan, Pogradec.
Mësohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi është rrëzuar nga kali.
“Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.”- njofton policia.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.