Po afrohemi drejt fundit të vjeshtës e do të përjetojmë tiparet e saj të theksuara.
Që prej mbrëmjes së të hënës e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare. Përkohësisht me shkarkesa elektrike.
Më tej në vend do të ketë kryesisht vranësira e kthjellime por në veriperëndim e veri të vendit hera herës do të rikthehen shtrëngatat e shiut me rrufe të izoluara.
Gjatë kalimit të frontit dhe gjatë së enjtes parashikohet erë kryesisht jugore e cila do të jetë e vrullshme me rrahje përgjatë vijës bregdetare e në momentet me shtrëngata.
Kjo do të sjellë det të trazuar të forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat do të ndikohen kryesisht nga era e ngrohtë jugore si më poshtë.
