Vrasja e ish-policit shqiptar/ Zbulohet pista ku po heton policia, fokusi tek konfliktet e djalit

Shqipëria

Vrasja e ish-policit shqiptar/ Zbulohet pista ku po heton policia, fokusi tek konfliktet e djalit

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e ish-efektivit të policisë, Xhelal Reçi, mëngjesin e sotëm në Laç.

Edhe pse rrethanat e atentatit janë ende të paqarta, pista ku po heton policia është e kaluara e djalit të tij.

Kujtojmë se Xhelal Reçi është babi i Besnik Reçit që iu bë atentat një vit më parë. Sipas informacioneve dyshimet e para janë se shkak për këtë ekzekutim të jetë atentati i dështuar ndaj djalit të tij.

I biri, që prej kohës që i është bërë atentati, ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura apo në vende ku ka pasur shumë njerëz për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

Si ndodhi vrasja?

Nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer atentatin ndaj Xhelal Reçit, i cili sapo kishte zbritur në mënyrë të befasishme nga mjeti i tij dhe ishte drejtuar biznesit që kishte në pronësi, një dyqan veshjesh. Mjeti i ish-policit nuk ishte parkuar mirë, duke zënë dhe një pjesë të rrugës, që për hetuesit e çështjes ngre dyshime se Reçi edhe mund të ketë kuptuar që ndiqej nga dikush.

Digjet makina

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë kanë shkuar grupe të FNSH-së.

Pas krimit, autorët kanë realizuar skenarin që është bërë "normë" nga bandat në Shqipëri, atë të djegies së makinës së krimit dhe zhdukjes së provave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat