Një makinë e shkrumbuar që dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi u gjet pak më herët nga policia.
Nga ky automjet u qëllua Reçi mëngjesin e sotëm me armë pranë biznesit të tij në Laç.
Policia gjeti një Toyota të djegur me targa të huaja, e cila u përdor nga autorët dhe më pas iu vu flaka në Milot.
60-vjeçari u qëllua sapo kishte zbritur nga mjeti i tij tip Benz para dyqanit të tij të veshjeve.
Autorët u larguan nga vendngjarja me mjetin në fjalë dhe i vunë flakën pak minuta më vonë në Milot, për të humbur kështu çdo gjurmë të tyre.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/01/auto_-640-0-617fa82dd7b1a1635758206.jpg)