I bënë atentat sapo zbriti nga makina, ja kush është ish-polici që u ekzekutua sot

Shqipëria

I bënë atentat sapo zbriti nga makina, ja kush është ish-polici që u ekzekutua sot

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri një ish punonjës Policie. 

Kjo është fotoja e ish-oficerit të Policisë, Xhelal Reçi, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e ditës së sotme, pranë biznesit të tij në momentin që po bëhej gati të fillonte punën.

Reçi u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar të cilët i zunë pritë përballë dyqanit të tij në Laç, në momentin që ai doli nga mjeti i tij tip “Benz”, për t’u drejtuar drejt dyqanit të tij.

Image

Sipas informacioneve, personat që kryen atentatin, dyshohet ta kenë ruajtur prej kohësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat