Specialisti i Sigurisë zbardh detajet nga ekzekutimi i ish-policit në Laç: I ndjeri e ka pikasur rrezikun!

Shqipëria

Specialisti i Sigurisë zbardh detajet nga ekzekutimi i ish-policit në Laç: I ndjeri e ka pikasur rrezikun!

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Ergys Muzhaqi

Specialisti i Sigurisë, Ergys Muzhaqi komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçit në Laç.

Ai e konsideroi vrasje të mirëmenduar në Laç dhe akt profesionist duke pasur parasysh faktin që autorët nuk lanë as gëzhojat në vendngjarje.

“Të gjitha variantet vërtiten rreth një ideje, ka ndjerë një kërcënim, në momentin që shohim që ka një anomalitet të tillë, parkim i nxituar, do të thotë që ka dalluar një kërcënim i vinte. Një njeri i ndjerë në një kërcënim të tillë, nuk dihet sa ka pasur hapësira për të manovruar. Bëhet fjalë për një rrugicë të ngushtë, aty ku mori goditjen.

Edhe për makinën ka qenë vend i ngushtë. Nuk më pëlqen të aludoj por një mendim ka qenë që në tentativë për t’i shpëtuar sulmit, ka parkuar ashtu makinën për të bllokuar makinën që e ndiqte. Por provat e policisë tregojnë që është një atentat profesionistësh. I ndjeri ka pikasur një rrezik të qartë, ose ka njohur personat ose ka parë lëvizjet e dyshimta,” tha Muzhaqi.

“Përshtypja e parë që më krijohet është që nëse ekzekutorët duket qartë nga mënyra si kanë vepruar që janë profesionistë. Ekiston mundësia që porositët të mos jenë dhe shumë të strukturuar.

Se me një biografi të tillë të familjes, pala kundërshtare mund të tentonte të godiste personat me të cilat kanë konflikte, por fakti që kanë shkuar tek i ndjeri, gjëja e parë që të shkon në mendje, është që porositësit duan të japin mesazhe që godasin aty ku vret më shumë. Mund të ketë dhe gjëra që nuk i dimë publikisht,” u shpreh më tej specialisti i sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat