Komisioni i Shëndetësisë ka pasur sot në fokus pandeminë e COVID-19 dhe masat e marra nga qeveria. Deputetja e PD, Zheni Gjergji, e cila në profesion është mjeku ka mbajtur një fjalë të gjatë dhe të mbushur me gjetje dhe detaje profeionale.
Ja fjala e plotë e deputetes së PD, Zheni Gjergji:
Lloji i ri i koronavirusit (Covid-19), i cili u shfaq në dhjetor të vitit 2019 në Ëuhan të Kinës dhe më pas u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, ka marrë më shumë se 4 979 421 jetë dhe ka infektuar afërsisht 245 373 039 njerëz sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) datë 29/10/2021.
Megjithëse të gjitha vendet vazhdojnë të marrin masa duke vaksinuar popullatën në mënyrë që të frenojë përhapjen “virusi vazhdon të lëvizë si një tren i shpejtësisë së lartë”, siç e ka cilësuar atë Guvernatori i shtetit të Nju-Jorkut, Andreë Cuomo.
6 miliard e 838 milion e 727 mije e 352 doza vaksine janë aplikuar në të gjithë botën
Po Shqipëria si u përball me pandeminë e shkaktuar nga Covid 19?
Cilat ishin sfidat? Kush i përballoi ato? A pati Abuzime gjatë kësaj periudhe?
Njëherë të vetme qeveria nuk pranoi të vërtetën rreth përballjes me pandeminë, dështimet dhe foli vec për suksese kur gjithë bota foli për kolapse të sistemit shëndetsor.
Më 25 shkurt, Skender Brataj, kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (NMEC), njoftoi protokollet në rast se COVID-19 përhapet në Shqipëri, duke sqaruar se qytetarët që dyshojnë se kanë kontaktuar virusin duhet të telefonojnë numrin e caktuar të Urgjencës Kombëtare 127.
Më 8 mars 2020, Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me Koronavirus, një baba dhe një djalë, të cilët kishin ardhur në vend nga Firence e Italisë.
Në të njëjtën ditë, qeveria ndaloi të gjitha fluturimet dhe tragetet që vinin nga zona veriore e Italisë deri më 3 prill.
Qeveria gjithashtu mbylli shkollat për dy javë, urdhëroi ndalimin e të gjithë grupimeve të njerëzve, tubimeve, si dhe i kërkoi federatave të sporteve të pezullonin aktivitetet.
Më 10 mars, të gjithë qytetarët u njoftuan me tekst nga Rama për politikën e re të bllokimit, i cili tha se kjo linjë veprimi ishte e domosdoshme, duke u thënë atyre të jenë të sigurt, të lajnë duart dhe të shmangin lajmet e rreme, ndërsa gjithashtu shpallte ndalimin e automjeve.
Si rezultat i ndryshimeve dhe vështirësive që ndeshëm nga ndikimi i virusit korona (COVID-19) dhe gjendjes pandemike, vendi ynë përjetoi dhe ende po përballet me një shkallë të lartë të pasigurisë në dimensione të ndryshme si: shëndetësia, arsimi, ekonomia e fusha të tjera të jetës.
Sipas të dhënave të OBSH të datës 29 Tetor ora 4.40 PM Shqipëria rezulton të ketë 183 873 njerëz të infektuar me virusin Covid 19 dhe 2902 humbje jete, shifra këto totalisht jo të vërteta, të manipuluara nga qeveria shqiptare që edhe me fatkeqsinë kërkon të luajë.
Një sërë masash janë përshtatur shpesh dhe kopjuar nga politikat e vendeve të tjera dhe na janë prezantuar për të shërbyer si mjete për politikat qendrore dhe qeverisjet lokale për të lehtësuar dhe zbutur efektet e pandemisë COVID-19.
Po a u morën në kohë masat dhe si u përballëm ne me situatën e pandemisë?
Patëm një disktutim të gjatë në dëgjesën e parë me Ministren e Shëndetsisë zj Ogerta Manastirliu e cila e paraqiti situatën e kaluar sikur gjithcka të kishte qene perfekte.
Ndërkohë shifrat e humbjeve të jetëve njerëzore, kostot e larta të trajtimit ambulator të parimbursueshme, protokollet e pamiratuara të trajtimit, mostrajnimi në kohë i stafit mjeksor, mospajisja me mjete të mjaftueshme mbrojtëse, monopolizimi i kryerjes së testeve PCR, vonesa të tmerrshme në marrjen e përgjigjeve të rezultatit, kostoja marramendëse e trajtimit në spitalet private, vaksinimi i vonuar dhe me vaksina jo të certifikuara nga EMA dhe FDA, vaksinim jo i kontrolluar, janë tashmë fakte të pakundërshtueshme ku secili prej nesh i kemi ndeshur cdo ditë.
1 872 271 doza vaksine të aplikuara.
Me këto të dhëna ne duhet të kishim dalë nga risku pandemic e ta quanim epidemi, por nr i jetëve të humbura sot flet vetë.
Duke ndjekur politikat shëndetsore të vendeve të ndryshme që u goditën fort nga pandemia si Italia, Anglia, Greqia e vendet e Ballkanit rezulton se rruga e ndjekur nga qeveria shqiptare për përballimin e pandemisë nuk ishte zgjedhja më e mirë dhe e duhura.
Por tashmë duket sikur pandemia po zvarritet dhe vaksinimi po përparon ngadalë. Ndërkohë jemi përballë një fakti tjetër.
Kemi hapur shkollat prej 1 muaji dhe prej 2 javësh kemi hapur auditorët për studentët.
Ekspertët e vlerësojnë si testin e të vërtetës këtë moment në të gjithë botën dhe natyrisht kanë vlerësuar shifrat e infektimeve të reja në grupmoshat e fëmijëve, mësuesve, ndërkohë që përballja me të vërtetën tek ne është e dhimbshme.
A ka qenë ministrja e Arsimit Zj Kushi e thirrur nga Komiteti i Ekspertëve për të raportuar rreth gjendjes së shkollave, kapaciteteve, kushteve higjeno-sanitare të shkollave nga Tirana në fshatin më të largët?
A keni dhënë ju zonja Kushi mendimin tuaj dhe të specialistëve të Ministrisë suaj para Komisionit të ekspertëve?
Unë besoj se jo, meqë ju vendosët dy herë të ndryshonit datën e fillimit të shkollave pa asnjë argument social apo shkencor.
Po vlerësim rreth funksionimit të transportit publik për fëmijët e arsimtarët a kryet para se të fillonte shkolla?
Sa arsimtarë udhëtojnë në një urban, sa është kapaciteti I urbanit dhe sa duhet të jetë në kohë pandemie?
Por sic shihet ju I keni lënë gjërat në mëshirën e fatit.
Të njëjtat kushte si në një periudhë normale po funksionojnë dhe sot?
Komiteti Shkencor nuk ka vënë theksin në raportin e tij nëse hapja e shkollave ka patur ndikim në rritjen e nr të personave të infektuar në vend pasi sic dihet kontaktet e fëmijëve me njëri tjetrin janë më të larta se në cdo grup tjetër.
Pra si eshte kurba e epidemisë pas hapjes së shkollave?
Sa është nr i fëmijëve të infektuar gjatë kësaj periudhe? Po i mësuesve dhe familjarëve të fëmijëve?
Këto janë të dhëna që në fakt duhet ti kenë të dyja ministritë si ajo e shëndetësisë ashtu dhe e arsimit.
Pa një analizë të tillë hapët dhe universitetet?
Cfarë masash janë marrë?
Të rinjtë nuk kanë qenë fasha të favorizuara për vaksinim deri para 2 muajsh.
Vaksinimi i detyruar përsëri nuk funksinoi?
Si do të vazhdojë jeta në shkolla e auditore?
Sa është nr i pedagogëve të vaksinuar? Po nr i studentëve?
Auditorët mbushen plot sidomos në degët e preferuara si Mjeksia, Infermieria, Inxhinieria?
Janë të njëjtët auditorë në hapësira, me të njëjtin nr studentësh si dy vjet më parë. Asnjë masë mbrojtje nuk duket gjëkundi?
Studentët që nuk janë vaksinuar si do ta vijojnë procesin mësimor?
Sa prej tyre e kanë kaluar Covid? Sa janë vaksinuar?
Si do ti nxitni apo si do ti nxisim studentët të vaksinohen?
Deri tani është e qartë tabloja juaj.
Reklamë pa të dhëna epidemiologjike e rekomandime shkencore.
Sipas eksperiencave botërore në menaxhimin e pandemisë dhe kthimit në normalitet sidomos në fushën e arsimit, politika e vendeve fqinj si Greqia ka si fokus parandalimin nëpërmjet testimit dhe vetëm testimit për grup moshat e fëmijëve në shkolla deri ne 15 vjec, pasi edhe ka hapur fashen e vaksinimit për fëmijët e moshës 12-15 vjec.
Dy teste të shpejta (selftest) në javë falas (të rimbursueshme) për fëmijët e një test falas për mësuesit deri në momentin e realizimit të vaksinimit të plotë të tyre. Për mësuesit që nuk pranojnë të vaksinohen testi nuk do të rimbursohet.
Ndërkohë tek ne as që bëhet fjalë për një kontroll epidemiologjik të tillë dhe kostot e testeve të shpejta mbeten shumë të larta.
5 euro kushton në farmaci një selftest në Greqi.
40 mijë lekë të vjetra kushton në laboratoret tona private, monopole të qeverisë.
Ulja e moshës së vaksinimit nëpërmjet një programi ndërgjegjësimi të prindërve.
Për studentët vaksinimi mbetet alternativa e vetme, ndaj gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te ndërgjegjësimi dhe vaksinimi i tyre.
Universitetet u hapën dhe auditorët u mbushën plot duke mos respektuar asnjë distancim social.
Të njëjtat salla leksionesh i njëjti nr studentësh në auditore.
A keni menduar ti bëni leksionet me turne që të mos ketë mbipopullime në auditore? Ose ti alternoni leksionin në auditore me një numër të caktuar dhe pjesa tjetër online për të shmangur mbingarkesën në auditore?
Kush do ti kontrollojë certifikatat e vaksinimit?
Pedagogu i lëndës? Persona të administratës?
Ndërkohë që jeta sociale i është kthyer normalitetit pa kufizime, kërkoni me ngulm vaksinimin e studentëve.
Në të gjithë vendet europiane nuk mund te frekuentosh një bar kafe ose restorant pa certifikatë vaksinimi. Gjatë gjithë stinës së verës por dhe sot gëlon jeta në bare, klube pa kufizime, pa respektim të distancave sociale sikurse lufta me virusin të ketë mbaruar.
Tani o bëni një sy qorr e një vesh mbyllur ose keni thënë kush ta ketë risk ta ketë pasi gjithë të dhënat e raportuara nga Këshilli Europian flasin ndryshe.
Citoj se në date 15/09/2021 një raport i Komisionit Europian i publikuar këto ditë njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Europë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Siç shihet në grafikun e publikuar nga Komisioni Europian në një raport të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) vdekjet shtesë në Shqipëri gjatë vitit 2020 ishin 27% më të larta se vdekjet mesatare vjetore në periudhën 2016-2019. Kjo përqindje ishte më shumë se dyfishi i vdekjeve shtesë në BE dhe më e larta ndër Rajonin e Ballkanit.
Komisioni Europian përllogariti se në vitin 2020 vdekjet në BE ishin 12.8% më të larta se mesatarja vjetore e viteve 2016-2019. Pas Shqipërisë, Polonia ishte vendi i dytë në Europë me shtesën më të lartë të vdekjeve më 2021 me rreth 21 %, më tej Estonia me mbi 20%.
Në Ballkan, pas Shqipërisë Bosnja dhe Maqedonia kishin normat më të larta të vdekshmërisë shtesë me 17 dhe 12% secila.
Nuk di si ju zë gjumi, jo për gjë por dhe moton e keni ska gjumë por punë por dhe sot shifrat e infektimeve janë po aq të frikshme sa vjet, vdekshmëria sot është sërish e njëjtë me të njëjtën date të vitit të kaluar e ju përsëri mburreni se e kemi përballuar me sukses pandeminë.
Pra si gjithomonë papërgjegjshmëria juaj shkon tej shifrave.