Aksidenti i rëndë në Koplik, vdes njëri nga pasagjerët

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Koplik, vdes njëri nga pasagjerët

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koplik, ku ka gjetur vdekjen një person. 

Malësi e Madhe, Shkodër – Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen” shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat