Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se ka dakordësi mes PD-PS për ngritjen e Komisionit për ndryshimet kushtetuese.
Ai theksoi se sapo projektvendimi të jetë gati do të kalojë sa më parë në seancë plenare.
“Presim edhe LSI-në që të jenë pjesë e komisionit. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati ne të kalojmë sa më parë në seancë plenare. Propozimet e PD kanë karakter formal, kushtetuta ka përcaktuar qartazi se si kuvendi shqyrton nismat kushtetuese.
Propozimi ynë është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë. Ka të bëjë me procesin historik të pastrimit të drejtësisë siç është procesi i Vettingut”, tha Balla.