12 vite burg janë kërkuar nga Prokuroria për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila i cili akuzohet për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal.
SPAK ka lexuar ditën e sotme pretencën për ish-zyrtarin e policisë.
Ai mund të dënohet me 8 vite për shkak se përfiton gjykim të shkurtuar.
Kohila akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga ‘Habilajt’.