Nuk iu ndërpre mandati i kryebashkiakut të Mallakastrës, por Qerim Ismailaj dërgohet për gjykim nga SPAK si i dyshuar për veprën penale falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve.
SPAK bën me dije se në kuadër të procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës së falsifikimit, duke e marrë në cilësinë e të pandehurit.
Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Posaçme e dërgoi për gjykimin çështjen pranë Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.
Pas konfirmimit nga Greqia të dënimit të Ismailajt me tri vjet burg në Greqi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsëri nuk e vlerësoi kryebashkiakun e Mallakastrës në kushtet e ndalimit nga ligji i dekriminalizimit.
Partia Demokratike e kallëzoi në SPAK kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, për kryerjen e veprës penale falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, ku parashikohet një dënim deri në katër vjet burgim./A2