Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërinë së veprimeve të organeve publike për administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane (inceneratorëve) do të nisë punimet ditën e nesërme.
Në fletoren zyrtare është botuar vendimi për ngritjen e këtij komisioni ku përcaktohen anëtarët, afatet si dhe objektivat e këtij komisioni. Ky hetim synon të nxjerrë përgjegjësit institucionalë për garantimin e transparencës, mbrotjtjes së konkurrencës dhe tregut të lirë si dhe garantimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis të pastër.
Objekti i punës së komisionit hetimor është:
Kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ana e organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve t ë trajtimi t të mbetjeve
Verifikimi i pasojave ekonomike në buxhetin e shtetit shqiptar, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të organeve publike.
Verifikimi i efekteve mjedisore dhe pasojave mbi konkurrencën dhe tregun e lirë.
Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave ligjore për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe parimit të mosdiskriminimit.
Vlerësimi i nevojës për marrjen e masave të përshtatshme ligjore për mbrojtjen e mjedisit.
Rekomandime për marrjen e masave të përshtatshme duke ndërgjegjësuar hallkat e administratës shtetërore mbi aplikimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e mjedisit.
Vlerësimi i nevojës për përafrimin e legjislacionit për koncensionet dhe mjedisor, me direktivat dhe praktikat më të mira të BE- së.
Komisioni do të drejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe do të ketë në përbërjen e tij 15 anëtarë, ndërsa punimet e tij do të zgjasin për tre muaj.
Jorida Tabaku -kryetare
Ermonela Felaj -zëvendëskryetare
Arben Pëllumbi, anëtar
Eduard Shalsi, anëtar
Etjen Xhafaj, anëtar
Anila Denaj, anëtare
Fadil Nasufi, anëtar
Antoneta Dhima, anëtare
Besion Ajazi, anëtar PS
Edmond Spaho, anëtar
Helidon Bushati, anëtar
Dhurata Çupi, anëtare
Belind Këlliçi, anëtar
Luçiano Boçi, anëtar
Lefter Gështenja, anëtar
Jurgis Çyrbja, anëtar zëvendësues
Denis Deliu, anëtar zëvendësues
Luan Baçi, anëtar zëvendësues
Ina Zhupa, anëtare zëvendësuese