100 fëmijë në ditë në pediatri Korçë, fluksi për shkak të gripit dhe infektimeve nga covid

Shqipëria

100 fëmijë në ditë në pediatri Korçë, fluksi për shkak të gripit dhe infektimeve nga covid

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Rikthimi i fëmijëve në shkolla dhe kopshte pas një viti qëndrimi në shtëpi ka bërë që në pediatrinë e Korçës të shtohet fluksi i vizitave dhe shtrimeve në spital nga virozat apo edhe covidi.

Çdo ditë pranë pediatrisë drejtohen 70 -100 fëmijë të grupmoshave të ndryshme për vizita mjekësore ndërsa kryesisht janë viroza të stinës ,por nuk mungojnë as të infektuarit me covid.

Aktualisht në pediatrinë e Korçës janë të shtruar 20 fëmijë ndërsa 5-10 fëmijë marrin shërbim ditor dhe më pas trajtohen në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat