Berisha thotë se “Ballkani i Hapur” vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëria

Berisha thotë se “Ballkani i Hapur” vdiq dy ditë më parë në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 17:50
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Kamza se "Ballkani i Hapur" i krijuar nga Aleksandar Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev, vdiq në Maqedoninë e Veriut me humbjen e Zaev në zgjedhjet vendore të cilat çuan në dorëheqjen e tij si kryeministër. 

Berisha e quajti Zaevin aventurier që nxiti përplasjes Bullgarinë dhe Serbisë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua për të ndalur ekspansionin e këtyre dy shteteve.

"Një përshëndetje të përzemërt dua t'u përcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se Maqedonia e Veriut u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe, as të Bullgarisë së Madhe, ndërsa ky vrapoi pas Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiçit.  

Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros "Ballkani i Hapur", aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë", u shpreh Berisha, duke shtuar se me "Ballkanin e Hapur", Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë. 

"Nuk ka nevojë për hegjemonizma, por për bashkëpunim midis vendeve të barabarta".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat