Kryetari i bashkisë së Cërrikut Andis Salla ka falënderuar qeverinë gjermane për investimin në impiantin për kompostimin e mbetjeve të gjelbra dhe organike. Ai shprehet se impianti ka kapacitet për trajtimin e rreth 1000 ton mbetje organike në vit.
“Përfaqësues të ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillimit ekonomik Gjerman Oel dhe Ebken, zhvilluan një vizitë në ambientet e investuara nga qeveria Gjermane përmes GIZ. Ambientet e impiantit të vetëm në Shqipëri për kompostimin e mbetjeve të gjelbra dhe organike.
Ky impant ka kapacitet për trajtimin e rreth 1000 ton mbetje organike në vit. Stacionin e pompimit të Lumit tashmë i rehabilituar në sajë të mbështetjes së qeverisë Gjermane përmes GIZ, i cili bën të mundur furnizimin e qytetit të Cërrikut 24h me ujë të pijshëm.
Përmes këtij investimi është
-Përmirësuar efiçenca e energjisë
-Përmirësuar kushtet e sigurimit teknik
-Garantuar cilësi më e mirë e ujit” shkruan ai.