Gjatë vizitës së tij në Palermo presidenti, Ilir Meta, pati një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së qytetit, Leoluca Orlandi.
"Një takim mjaft i rëndësishëm që forcon raportin shekullor mes siçilianëve e shqiptarëve. Komuniteti i arbëreshëve është një pasuri kulturore e ekonomike për Siçilinë" u shpreh kryebashkiaku Orlando.
Para pritjes në bashki, kryebashkiaku e njohu Metën me qytezën.
Më herët ai u prit dhe nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Miccichè.
Presidenti Meta do të qëndrojë në Siçili deri me 4 nëntor e do zhvillojë vizita në disa qyteza arbëreshe.