I doli në pritë shokut të fëmijërisë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alinë

Shqipëria

I doli në pritë shokut të fëmijërisë dhe e vrau, 21 vite burg për Mikel Alinë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 10:36
Mikel Alinë

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 21 vite e 4 muaj burg, 42-vjeçarin  Mikel (Gjovalin) Alinë, ndaj të cilit u ngrit akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënimin me 30 vite burg të 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ku iu ul një e treat e dënijmit.

Mikel (Gjovalin) Alia është personi i vetëm i marrë i pandehur për vrasjen e Eri Zefit, në Zall Xhuxhë të Mirditës dhe ai u zbulua përmes mesazheve, tabulateve telefonike e pamjeve filmike.

34-vjeçari Eri Zefi u gjet i pajetë pak metra larg Rrugës së Kombit nga banorët e zonës tetorin e vitit 2019. Alia u arrestua disa javë më vonë, ndërsa tani Gjykata “është bindur” se ai është autori i krimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat