Margariti: Luftë kundër trafikimit të materialeve etnologjike

Shqipëria

Margariti: Luftë kundër trafikimit të materialeve etnologjike

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:32
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka lajmëruar sot pas mbledhjes së qeverisë se vendi ynë është pjesë e një memorandumi mirëkuptimi në luftën kundër trafikimit të materialeve etnologjike.

“Sot vendosem një memorandum mirëkuptimi, do vendoset kufizimi i importit të materialeve etnologjike shqiptare. Ministria e Kulturës ka bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit. Gjithashtu ne i kemi bashkëlidhur edhe akte të tjera ligjore që lidhen me krijimin e një databaze të pasurive të vjedhura.

Në kuadrin ligjor në regjistrat e gjendjes civile.

Shqipëria pozicionohet jo më në listat e zeza të trafikimit. Ky memorandum mirëkuptimi do ketë edhe ngritjen e një grupi ekspertësh, policia, INTERPOL”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat