Analisti Artur Zheji deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha nëse vjen në pushtet do të merret me pastrimin e partisë si fillim, ndërsa shtoi se nuk ia heq dot Ramës ‘tullën e fundit’ të pushtetit.
“Pa u kulluar ky turbullim dhe pa u marrë përgjigje përfundimtare, është e kot që të sulmojmë Bashën. Por mendoj se Berisha do e mbante një periudhë kohe të shkurtër dhe do pastrojë të gjithë ata që nuk ishin luajalë. Pastaj do të gjejë një kukull, që ta vendos atje, kur ai mund të mos jetë mirë me shëndet. Do të jetë një nusërim për herë të tretë ku do të kthehet kthimi të logjikës së forcës, për të negociuar me ndërkombëtarët, për të thënë se; unë jam kreu i PD. S’mendoj se Berisha mund të gjenerojë një fushatë anti-Rama denoncimesh.
S’mendoj se i heq dot Ramës tullën e fundit, pjesën gri. Nostalgjikët i prek kujtesa e tyre nostalgjike. Mbështetësit e tij janë njerëz mbi 50 vjeç. Janë rritur me doktorin, nuk jetojnë dot.
Nëse Berisha bën një hap pas, të gjithë do të nxjerrin ‘thikat’ dhe do të bëjnë luftën e tyre për pushtet”, tha Zheji për News24.