Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bilanc të situatës ekonomike në vendin tonë.
Në një deklaratë për media, Sejko dha lajme të mira sa i takon ekonomisë, duke deklaruar se pas dy fatkeqësive tërmetit dhe pandemisë, situata tashmë paraqitet pozitive.
Ai theksoi se pas rimëkëmbjes së ekonomisë, do të ketë edhe rritje pagash dhe zgjerim të punësimeve.
“Qëndrimi aktual i monedhës mbetet i përshtatshëm. Parashikimi për të ardhmen, pozitiv.Ekonomia po rimëkëmbet pas tërmetit dhe pandemisë. Rritja e inflacionit u diktua nga goditjet e të ardhurave. Do të ketë zgjerim të punësimit dhe rritje të pagave”, tha Sejko.