"Jordan Misja" si depo plehrash, banorët: Bashkia ka zgjedhur të bëjë pallate se atje e ka fitimin

Shqipëria

"Jordan Misja" si depo plehrash, banorët: Bashkia ka zgjedhur të bëjë pallate se atje e ka fitimin

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Pak ditë pas kritikave të forta që kryeministri Edi Rama bëri ndaj disa kryebashkiakëve për nivelin e ndotjes në qytete, banorët e Tiranës denoncojnë gjendjen e rëndë pranë shtëpive të tyre. Zona e banuar në rrugën “Jordan Misja” ka marrë pamjen e një vend-grumbullimi mbetjesh ndërkohë që banorët thonë se ankesat e tyre në bashki kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në mbledhjen e disa ditëve më parë me krerët e bashkive të vendit u treguar kritik përsa i përket situatës së pastrimit të plehrave për bashkitë në rrethe ,e ndërsa në Tiranë u tregua disi më i kujdesshëm.

Në rrugën “Jordan Misja” në një zone të banuar shumë pranë qendrës së kryeqytetit situata e plehrave paraqitet e tillë.

Edhe pse përshtypjen e parë ta krijon sikur të ishte vend-depozitim plehrash, në fakt kjo zonë është e banuar dhe qytetarëve aty u duhet të jetojnë mes gjithë kësaj papastërtie.

Kjo gjendje thonë se ka kohë pavarësisht tenderave të pafund që jepen për sigurimin e një ambienti të pastër.

"Bëj pallate këtu, hidh mbeturina këtu, puno, u bë më keq se në Sharrë."

"Shpallet tenderi për shembull 100 milionë, 80 i futin në xhep, 20 i përdorin për këto mbeturinat dhe ngelin kështu. Edhe të pasurosh veten edhe të heqësh mbeturinat, të dyja nuk bëhen, këta kanë zgjedhur të pasurohen për vete një herë."

Banorët janë ankuar herë pas here tek bashkia por kjo e fundit sipas tyre është fokusuar në lejet për kulla shumëkatëshe dhe jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

"Bashkia duhet t'i heqë këto por është e zënë me pallate se atje e ka fitimin."

Plehrat e hedhura kudo dhe neglizhenca e bashkisë nuk ka nevojë për koment ,pasi pamjet flasin vete.

"Fshati që shihet nuk ka nevojë për kallauz."

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi situata bëhet gjithnjë e më problematike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat