Prokuroria e Rrethit të Krujës ka vendosur nën hetim tre persona për helmimin e mbi 600 personave nga ndotja e ujit të pijshëm.
Mësohet se personat e vendosur nën hetim janë:
Ledio Çela,
Andi Kupa,
Ervin Karafili.
Ledio Çela është dhe administrator i Ujësjellës Kanalizime në Krujë, i pezulluar nga detyra pas incidentit të ndodhur, ashtu sikurse dhe dy punonjësit e tjerë.