Lëvizje të reja! Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri

Shqipëria

Lëvizje të reja! Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Edi Rama

Albana Tole është emëruar zv.ministre e Arsimit dhe Sportit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ajo zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si  zëvendësministër i Arsimit.

Emërim në detyrë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat