Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në një konferencë për mediat i konsideroi në shkelje të ligjeve të vendit veprimet e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin e Organizuar nga Korrupsionin.
Fatmir Mediu tha se “kërkesa e SPAK për të rihapur çështjen drejtua Gjykatës së Lartë dhe GJKKO janë akte në shkelje të Kodit Penal” dhe shtoi se “këto akte komprometojnë rëndë profesionalizmin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve”.
“Kundërshtimi im ligjo i këtyre akteve nuk lidhet aspak me ndonjë qëllim timin për të refuzuar drejtësi bërjen por këto sjellje nuk kanë qellim drejtësinë”, deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes.
Kreu i Partisë Republikane tha se ndaj tij ka pasur një “propagandë manipulative” nga “interesa të disa grupe politike të mbështetura nga grupe mediatike të caktuara”.
Ai tha se “nuk kam pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar demontimin e municioneve në Gërdec”.
Mediu tha se nuk është e vërtetë që ndaj tij nuk ka pasur hetim, madje tha se Prokuroria i ka verifikuar çdo llogari bankare familjes së tij si dhe i ka përgjuar telefonin.
Vendimi për pushimin e çështjes hetimore ndaj Fatmir Mediut është marrë nga Gjykata e Lartë në shtator 2009. Ky vendim erdhi pak pasi Mediu ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë.