Mediu: Si ministër, nuk kam pasur shqetësime për demontimin në Gërdec

Shqipëria

Mediu: Si ministër, nuk kam pasur shqetësime për demontimin në Gërdec

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 17:41
Fatmir Mediu

Në një dalje për mediat ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu duke folur për çështjen Gërdeci tha se pranë ministrit nuk janë paraqitur asnjë shqetësim për sigurinë e demontimit që zhvillohej në Gërdec.  

Mediu theksoi se  nuk është e vërtetë që për këtë çështje s’ka pasur hetim apo nuk është gjykuar, dhe se ka disa vendime nga drejtësia që çështja është shqyrtuar dhe ka pasur të dënuar e të pafajshëm.

MediuPranë ministrit nuk janë paraqitur asnjë shqetësim për sigurinë e demontimit që zhvillohej në Gërdec. E kamë dhënë dorëheqjen 2 ditë pas ngjarjes duke e parë veten përgjegjës moral  e politik, po aspak i fajshëm si shkaktar i pasojave. Kam kërkuar që në fillim heqjen e imunitetit dhe jam vënë në dispozicion të hetimeve pa asnjë hezitim. Nuk është e vërtetë që për këtë çështje s’ka pasur hetim apo nuk është gjykuar. Për këtë çështje ka pasur të dënuar, dhe të tjerë që kanë marrë pafajësinë. Kur u rizgjodha deputet vetë kërkova që të vazhdohej hetimi edhe pse kisha imunitet. Por vetë gjykata vendosi ndryshe.

Ajo që SPAK kërkon sot dhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur janë çështje të shqyrtuara nga prokuroria në vitin 2014 dhe në vitin 2018. Në të dyja këto raste është refuzuar rihapja e kësaj çështjeje dhe është lënë në fuqi vendimi i prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat