Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar me anën e një postimi në Facebook në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri. Gjatë mbledhjes së fundit të këshillit të ministrave është emëruar në detyrën zv ministres së Arsimit, Albana Tole, duke zëvendësuar në këtë detyrë Oltjon Rumbullakun.
Sipas Zhupës shkarkimi i zv/Ministrit të Arsimit ndodhi në momentin që raportonte në parlament për buxhetin dhe e ka cilësuar si “qeveri të barsaletave”.
“Qeveria e barsaletave! Sot në komision në orën 12:00 ministrja e arsimit Kushi u largua se do shkonte në mbledhje qeverie dhe na la të përgjigjej zëvendësministri Rrumbullaku për pjesën e mbetur. E delegoi në mbledhje për të na dhënë përgjigje para komisionit, ndërkohë shkoi në mbledhje tjetër për ta shkarkuar!
Ose ministren e arsimit nuk e pyet njeri dhe as nuk kishte ide që do e shkarkonin zv ministrin e saj, ose ajo është tallur me parlamentin duke lënë në raportim dikë që ishte në shkarkim!
Të dyja tregojnë nivelin e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmin e kësaj qeverisje”, shkruan deputetja Zhupa në “Facebook”.