Të njëjtin fat si Sali Berisha, Frrok Çupi ia parashikon edhe presidentit aktual, Ilir Meta.
E ka fjalën për autoritetin e Metës si politikan në opinionin publik.
Ai e ka cilësuar si "presidenti më i shëmtuar që ka pasur Shqipëria".
"Iliri është një president i zhvlerësuar, i shkarkuar nga Parlamenti, pret një vendim nga GJK, nëse nuk shkarkohet në raportin tim. është më keq për të se do jetë një president zgravër që do rri i trembur, do jetë presidenti më i shëmtuar që ka parë historia dhe ka të njëjtin fat si Berisha në sensin e paraqitjes në publik, autoriteti i tij si politikan", përfundoi analisti.