Gazetari Arjan Çani ka komentuar deklaratat e deputetit të PD, Belind Këlliçi, i cili tha se kryeministri Edi Rama do e dorëzojë ish-ministrin Lefter Koka, i paditur në SPAK për çështjen e mbetjeve.
I ftuar në studion e lajme në MCN Tv, ai tha se ky skenar mund të ndodhë, pasi Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve.
“Ja e zëmë se e dorëzoi dhe këtë e çfarë pastaj. Të gjithë mund të dorëzohen, e rëndësishme është mos preket boshti. Të gjitha këto janë kocka për idiotët e dobishëm sepse nuk ndodh asgjë.
Koka është në grupin e atyre të sakrifikueshmëve. Koka ka qenë biznesmen që fitonte shumë para, tani për çfarë po e godasin, kanë ndonjë provë? Apo duan ti marrin ndonjë lek?
Deri dje ishte ministër, ishte me Ramën, tani s’është me asnjë”, tha ai.