Një aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit.
Policia bën me dije se shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip "Mercedes Benz", ka përplasur këmbësorin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec.
Ky i fundit mësohet se është në gjendje të rënë shëndetësore.
“Boom” infektimesh , 4 viktima, 570 raste të reja me Covid-19 dhe 164 të shtruar në spitale
“Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip "Mercedes Benz", ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.”- njofton policia.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.