Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën brenda PD, ndërsa ka folur edhe për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Nishani duke renditur premtimet e pambajtura të Bashës për proceset zgjedhore, u shpreh se Kuvendi do të vendosë se kush do e drejtojë PD.
Sipas tij, fuqia e Kuvendit është aq e madhe sa mund të shkrijë edhe partinë.
“Basha tha që nuk do ketë zgjedhje vendore, zgjedhjet u zhvilluan. Basha tha që do bëhen së bashku me zgjedhjet e përgjithshme, që nuk u bënë. Ndryshimet statutore duhet të funksionojnë për mënyrën se si duhet të funksionojë PD.
Nëse ndryshon statutin dhe miratohen ndryshimet, që nga dita dy veprohet nga ato vendime që merren nga Kuvebdi Kombëtar. Nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Bashës, bëhet. Kuvendi ka fuqi edhe të shkrijë partinë fare. Kuvendi e vendos në statut edhe kush e drejton partinë. Ska të drejtë gjykata të hyjë në jetën politike, nuk ka asnjë të drejtë.
Kuvendi duhet të marrë vendimet e veta”, tha Nishani.